2010-01-29 15:30:33

Sekretari i Shteyit te Vatikanit punonjësve të Osservatore Romano e Tipografisë vatikanase:dëshmojeni Ungjillin me optimizëm në realitetin e vështirë të kohës sonë.


(29.1.22010 RV)Si don Bosko, të jeni shërbëtorë të shpresë, të rrënjosur thellë në të vërtetën e jetuar në dashuri: kështu tha mes tjerash, sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, gjatë Meshës së kremtuar sot paradite në Vatikan, për punëtorët e gazetës l’Osservatore Romano e Tipografisë së Vatikanit.
Kardinali Bertone para së gjithash nënvizoi se si Osservatore Romano edhe Tipografia e Vatikanit janë “tejet të dobishme për Atin e Shenjtë për përhapjen dhe skalitjen në mendje e në zemra të njerëzve - përveç se edhe shtypjes në letër - të përmbajtjes së magjisterit të tij papnor”. Detyrë kjo që sot është edhe më urgjente, pohoi kardinali, në çastin kur vërejmë se shoqëria e konsumit, posaçërisht tv e kinemaja, shpesh ushqejnë pesimizmin dhe ekzaltojnë marrëzinë e prapështinë njerëzore. Mirëpo ne nuk duhet të humbin kohë pas analizave të shterpëta, tërhoqi vëmendjen kardinali, por duhet t’i përvjelim krahët çdo ditë siç bënte Don Bosko:
“Për të gjithë ne; edhe ata që kanë kaluar moshën e rinisë, kjo është një thirrje për të punuar me gëzim, me optimizëm, përkundra hijeve, ndërlikimeve e vështirësive të kohës sonë”.
Kardinali Bertone në vazhdim të homelisë, lëvdoi punën që bën gazeta e përditshme e Selisë së Shenjtë l’Osservatore Romano e cila që dëgjon e bën të flasin edhe ato zëra që shkojnë kundër rrymës e që nuk “vrapojnë vetëm pas prosperitetit material e nuk zhytën gjithnjë e më tepër në materializmin e konsumit”.
“Si të mos njohim përpjekjen inteligjente e krijuese që kudo kërkon shenja shprese për të vlerësuar virtytet e krishtera, që si shkëndija e ndriçojnë zymtësinë e mediokritetit apo të banalitetit”.
Së fundi, kardinali Bertone, inkurajoi përpjekjet që synojnë përhapjen gjithnjë e më të gjerë të së përditshme të së Selisë së Shenjtë dhe me kënaqësi vuri në pah faktin që Tipografia e Vatikanit është pajisur me makineri moderne që mundësojnë një nivel të lartë të botimeve.







All the contents on this site are copyrighted ©.