2010-01-29 17:37:07

Falenderimi i imzot Zimovskit drejtuar Urdhërit “Fatebenefratelli” në Spitalin e Shën Pjetrit në Romë


(29.01.2010 RV)“Një falenderim nga zemra për Urdhërin “Fatebenefratelli”, për të gjithë ata që veprojnë në favor të të sëmurëve dhe në veçanti, duke pasur parasysh Vitin Meshtarak në vijim, kapelanëve”: këto janë fjalët e kryetarit të Këshillit Papnor për Veprimtarët e Shëndetësisë, kryeipeshkvit Zigmunt Zimovski, i cili dje vizitoi Spitalin e Shën Pjetrit në Romë. Ky spital administrohet nga Urdhëri i Shën Gjonit të Zotit, më i njohur si “Fatebenefratelli” (Bëni mirë vëllezër) e përveç personelit laik, aty punojnë edhe motrat engjëllore të Familjes Shenjte dhe françeskanet e Zojës së Fitoreve. Të gjithë morën pjesë me kënaqësi në Meshën e kryesuar nga imzot Zimovski.
Vizita në spitalin e rrugës Kasia është e para nga tri takime të programuara në tri spitale të kryeqytetit italian, me rastin e 25-vjetorit të themelimit të dikasterit dhe të Ditës së 18-të Botërore të të Sëmurit, të cilat Vatikani dhe Roma do t’i kremtojnë më 9 e 11 shkurt. Urdhëri rregulltar i Shën Gjonit të Zotit është themeluar në shekullin XVI dhe ka struktura të ngjashme në të gjithë botën.







All the contents on this site are copyrighted ©.