2010-01-28 14:58:48

Imzot Silvano Tomazi: Ndihmat ta kthejnë popullin haitian në protagonist të rindërtimit të vendit.


(28.01.2010 RV)Haiti ishte në qendër të fjalës së kryeipeshkvit Silvano Tomazi, përfaqësues i përhershëm i Selisë Shenjtë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, në mbledhjen e Këshillit për të Drejtat e Njeriut kushtuar kësaj radhe gjendjes në Haiti.
Ndihmat ndërkombëtare për Haitin tha prelati duhet të shërbejnë për rindërtimin e vendit nga vetë populli haitian. Shumë organizata joqeveritare katolike kanë nisur programet e rindërtimit.
Për shembull Caritas Internationalis ka marrë 33 milionë dollarë për projekte të ndryshme. Kisha katolike, vijoi Imzot Tomazi do të vazhdojë t’i qëndrojë pranë popullit haitian edhe në të ardhmen.
Por mbi gjendjen dhe koordinimin e ndihmave në Haiti le të dëgjojmë Beate Maas, koordinatore e Urdhërit Sovran të Maltës:
Përgjigje: Sigurisht në fillim, javën e parë, ishte me të vërtetë e vështirë të bashkërendonim ndihmat sepse shumë struktura ishin shkatërruar. Kryeqyteti Port o Prens ishte goditur rëndë ashtu sikundër edhe rrjeti i komunikimit dhe shumë institucione vendore. Kjo gjendje e bëri fillimin shumë të vështirë. Por tani përmirësimi mund të shihet çdo ditë e më shumë. Jemi vazhdimisht në kontakt me organizatat e tjera për të marrë vesh se çfarë bëjnë në mënyrë që veprimtaria jonë të mos përplaset me të tyret.







All the contents on this site are copyrighted ©.