Shën Françesku i Asizit: "Kanga e Kreatyrëve". O fort i nalti, i gjithëpushtetshmi Zot
i mirë, tuat janë lavdet, lumnia e ndera e çdo bekim.
Vetëm ty, o fort
i nalti Zot, të përkasin e s’ka njeri që të jetë i dęjë veç emnin me të përmendë!
Lavdue
kjosh, o Zoti em, me tana kreatyrët tua; posaçe me vëllá diellin, i cili
lëshon dritë e në vend Tand na shndritë;
E ai âsht i bukur e i shndritshëm e
me shkëlxim të madh; e jotja, o Zot tejčt i naltë, âsht pasqyrë.
Lavdue
kjosh, o Zoti em, për motrën hanë e për hyj; në qiell i krijove të ndritshëm, të
çmueshëm e të bukur.
Lavdue kjosh, o Zoti em, për motrën erë e për mot si
të vrantë si të kthjelltë e për çfardo klime, me të cilën kreatyrët tua i
mban në jetë.
Lavdue kjosh, o Zoti em, për ujin vëllá, i cili âsht fort
i dobishëm e i përvűjtë, i çmueshëm e i kulluet.
Lavdue kjosh, o Zoti em, për
vëllá zjarmin, me të cilin natën né na e bân dritë; ai âsht i bukur e i kandshëm,
e i fuqishëm e i fortë.
Lavdue kjosh, o Zoti em, për motrën tokë nanën
tonë, që na ushqen e na mban e prodhon fryte gjithfárë, me lule shumëngjyrëshe
e me bár.
Lavdue kjosh, Zoti em, për ata që falin për dashtëní tande e
bájnë sëmundje e travajë.
Lum ata që kanë me bájtë në paqë, përsč prej tejet,
o fort i nalti Zot kanë me kenë kunorue.
Lavdue kjosh, o Zoti em, për
motrën tonë dekën e trupit, prej së cilës njeri i gjallë s’mundet me pështue.
Mjerë
ata që desin në mëkate mortare; lum ata të cilët deka ka me i gjetë në vullnesë
tande gjithëshenjte përsč prej dekës së dytë të keqe s’kanë me pasë.
Lavdonie
e bekonie Zotin tem, e falënderonie e shërbeni me përvűjtní të madhe.
Përkthye
nga Atë Daniel Gjeçaj OFM, Romë, shtator 2000