2010-01-27 16:16:05

Presidenca spanjolle e BE-së dëshiron integrimin e Ballkanit Perëndimor


(27.01.2010 RV)Spanja, aktualisht në krye të Bashkimit Evropian, ka përcaktuar si një ndër përparësitë e veta edhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Radha i takon fillimisht Kroacisë, si edhe Maqedonisë për zgjidhjen e problemit të emrit. Më pas, vijnë kandidaturat e Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Këto deklarata u bënë dje nga ministri i jashtëm spanjoll, Moratinos, pas dialogut ministror me Serbinë, në fillim të Këshillit të Jashtëm në Bruksel.







All the contents on this site are copyrighted ©.