2010-01-27 16:47:37

Obama sonte mban fjalimin e parë vjetor për gjendjen në SHBA


(27.1.2010 RV)“Propozimi i agjendës politike, garantimi i demokratëve të demoralizuar mbi faktin se nuk heq dorë nga prioritetet e bindja e skeptikëve për faktin që Uashingtoni akoma mund të ndryshon”. Ky është synimi që Presidenti i Shtetevetë Bashkuara, Barak Obama, do të mundohet të arrijë sonte me fjalimin e parë vjetor në Kongres për gjendjen në vend.
Fjalimi pritet të fillojë në orën 21 sipas kohës lokale. Sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, Obama pritet të ndalet më gjatë mbi sfidat e problemet politike të brendshme dhe ekonomike, tek përpjekjet e tij për rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane dhe mbrojtjen e SHBA-së nga kërcënimet e mundshme terroriste.







All the contents on this site are copyrighted ©.