2010-01-27 13:45:14

Londra gati për samitet mbi Jemenin e Afganistanin


(27.1.2010 RV)Londra për dy ditë me radhë është në qendër të aktivitetit diplomatik ndërkombëtar, me dy takime të nivelit të lartë; i pari, sot pasdite, kushtuar Jemenit, i dytë nesër, kushtuar Afganistanit. Në të dy rastet, argumenti mbi të cilin diskutohet është lufta kundër terrorizmit dhe siguria ndërkombëtare. Shumëkush beson se do të arrihet në disa rezultate konkrete.
Afganistani do sa më parë të marrë nën kontroll përgjegjësinë e sigurisë në vend. Kështu pohoi presidenti afgan, Hamid Karzai, në mbarim të bisedimeve në Berlin me kancelarin gjermane, Angela Merkel. Karzai nuk ka vendosur ndonjë datë të saktë, por shpjegoi se do të ishte mirë që procesi i kalimit të përgjegjësisë së sigurimit në vend të zbatohet brenda vitit 2014.







All the contents on this site are copyrighted ©.