2010-01-26 16:58:36

Zhvillohen në Sri Lankë votimet presidenciale.


(26.01.2010 RV)U zhvilluan sot në Sri Lankë votimet për presidentin e ri. Bëhet fjalë këtu për zgjedhjet e para të lira pas konfliktit të përgjakshëm ndërmjet ushtrisë së rregullt dhe Tigrave Tamil që zgjati afro 30 vjet e që shkaktoi 100 mijë viktima. Ditët e kaluara gjendja ishte shumë e tensionuar dhe votimet u zhvilluan në një klimë të ashpërsuar nga dhuna. Orët e fundit përpara votimeve pati disa atentate në qytetin verior të Xhafnës, qendër e rebelëve Tamil, por fatmirësisht pa viktima.
Me rastin e këtyre votimeve kryeipeshkvi i Sri Lankës Imzot Malkolm Mangjith uroi që pas zgjedhjeve presidenciale vendi të hyjë në një periudhë “paqeje dhe zhvillimi”.







All the contents on this site are copyrighted ©.