2010-01-26 15:59:54

Të enjten më 28 janar audienca e veçantë e Papës për Akademitë Papnore të impenjuar në propozimin e humanizmit të krishterë.


(26.1.2010 RV)Nesër nën presidencën e Kryetarit të Këshillit Papnor për Kulturën, do të mblidhet në Vatikan Këshilli Koordinues i Akademive Papnore, në kuadrin e takimeve të rregullta për promovimin e kërkimeve ndërdisiplinore dhe për përhapjen e veprave shkencore në fushën teologjike.
Në kuadrin e këtij takimi, Këshilli i Koordinimit ndërmjet Akademive Papnore, themeluar në Vatikan nga Papa Gjon Pali II më 6 nëntor 1995, sipas traditës, do t’i dorëzon çmimin prej 20 mijë euro. një studiuesi të zgjedhur, për vepra shkencore me vlerë të veçantë në fushën teologjike e në disiplina tjera kishtare.
Sivjet ky çmim do ti dorëzohet teologut laik nga SHBA-së John Martensen, për tezën e tij teologjike shkruar mbi analogjitë në Shën Tomën e Akuinit.
Ceremonia e dhënies së çmimit do të mbahet nesër gjatë mbledhjes publike të akademive papnore, në të cilën do të marrin pjesë me qindra studiues anëtarë të akademive papnore: “Shën Toma i Akuinit”, “Teologjia Papnore”, “Teologjia e Zojës së Papërlyer”, “Mariana Ndërkombëtare”, akademia e “Arteve të bukura dhe letërsisë”, “akademia e Arkeologjisë Romake” e tjera. Pas ceremonisë, më 28 janar, pjesëmarrësit dhe anëtarët e Akademive Papnore do të priten në audiencë nga Papa Benedikti XVI. Ngjarja u njoftua sot paradite në Vatikan nga presidenti i Këshillit Papnor për Kulturën imzot Ravasi.







All the contents on this site are copyrighted ©.