2010-01-26 16:22:19

Kosovë: BE, bisedime në Prishtinë për liberalizimin e vizave


(26.1.2010 RV)Përfaqësues të qeverisë kosovare e të Komisionit evropian takohen në Prishtinë për të biseduar mbi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, i vetmi Vend i rajonit të Ballkanit që ende është mbajtur jashtë çdo programi që ka të bëjë me këtë çështje.
Pengesat më të mëdha për këtë punë përbëhen nga problemet ende të pazgjidhura e që lidhen me statusin e Kosovës e faktin që 5 prej 27 Vendeve të BE-së, (Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia e Qipro) nuk e kanë njohur pavarësinë.
Qeveria e Prishtinës do të paraqesë një raport mbi përparimet që janë bërë në administrimin e kufijve, mbi reformën e policisë, mbi bashkëpunimin gjyqësor, mbi respektimin e të drejtave njerëzore, të pakicave etnike e të lirive themelore.
Në këtë takim do të marrë pjesë Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti dhe anëtarët e Grupit ndërministror, përgjegjës për koordinimin dhe zbatimin e Udhërrëfyesit dhe Planit të Punës për liberalizim të vizave.
Më 19 dhjetorin e kaluar ka hyr në fuqi liberalizimi i regjimit të vizave për qytetarët e Serbisë, Malit të Zi e Maqedonisë që drejtohen për në Vendet e hapësirës Shengen. Në muajt e ardhshëm ka mundësi që ky amendament të shtrihet edhe për Bosnjën e Hercegovinën dhe Shqipërinë.







All the contents on this site are copyrighted ©.