2010-01-26 18:42:54

Irak: një atentat i ri kamikazë në Bagdad shkakton 18 vetë të vdekur


(26.1.2010 RV)Masakër e re në Bagdad. Të nesërmen e atentatit të trefishtë në zonën e hoteleve, një kamikazë me një autobombë ka shpërthyer në ajër para institutit të mjekësisë legale të policisë. Bilanci është 18 të vdekur, pesë policë e 13 civilë kryesisht punëtorë të strukturës, e 80 të plagosur.
Shpërthimi kishte për cak ndërtesën e ministrisë së brendshme në lagjen Karadah. Sulmuesi vetëvrasës e hodhi veten në erë me automjetin me eksploziv kur policia nuk e lejoi të kalojë në një postbllok. Siç kujtuam, atentati ndodhi një ditë pas tri shpërthimeve në kryeqytetin irakian, që lanë 36 të vdekur dhe rreth 70 të plagosur.







All the contents on this site are copyrighted ©.