2010-01-26 17:54:39

Francë: 18 masa të menjëhershme kundër përdorimit të ferexhesë dhe çarçafit.


(26.01.2010 RV)Pas një pune gjashtë mujore komisioni francez për verexhenë në raportin që hartoi, paraqiti 18 masa të ndryshme kundër përdorimit të ferexhesë, kundër përdorimit të saj në ambjentet publike. Deputeti komunist Andrè Zherë, kryetar i komisionit, shkruan në raportin përfundimtar se të gjithë anëtarët e komisionit e dënuan njëzëri përdorimin e ferexhesë që e mbulon krejtësisht gruan myslimane, por megjithatë nuk arritën në një marrëveshje për një ligj që ta ndalojë absolutisht përdorimin e saj në ambjentet publike. Raporti sygjeroi edhe zbatimin e një dispozite që “garanton mbrojtjen e grave të detyruara për të veshur ferexhenë dhe çarçafin. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, në Francë ka rreth 1.900 gra që veshin ferexhe dhe çarçaf, dy të tretat e të cilave janë shtetase franceze; një në katër është bërë myslimane dhe gjysma e tyre është nën moshën 40-vjeçare.







All the contents on this site are copyrighted ©.