2010-01-26 17:54:52

Berlin: Muaji shkurt i rëndësishëm për sanksionet e reja kundër Iranit.


(26.01.2010 RV)“Shkurti do të jetë muaji më i rëndësishëm për vënien e sanksioneve të reja kundër Iranit.” Kështu that sot kancelarja gjermane Angela Merkel në një konferencë të përbashkët për shtyp që mbajti në Berlin bashkë me presidentin izraelit Shimon Perez. Dje Merkel deklaroi se afati që i është dhënë Iranit për t’i përgjigjur kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare ka mbaruar. “Çështja e sanksioneve kundër Iranit do të jetë në rend të ditës kur Franca të marrë presidencën e Këshillit të Sigurisë së OKB-së”. vijoi kancelarja gjermane Merkel.







All the contents on this site are copyrighted ©.