Bie avioni me 92 vetë, gjatë fluturimit Beirut-Adis Abeba
(25.01.2010 RV)Tragjedi para brigjeve të Libanit. Një avion i linjës ajrore
të Etiopisë, në fluturim nga Beiruti në Adis Abeba, me 92 udhëtarë, ra sot në ujrat
e Libanit. Në të ndodhej edhe gruaja e ambasadorit të Francës në Liban. Akoma vazhdojnë
kërkimet. Libani ka shpallur një ditë zie kombëtare.