Peshkopi i Nishit, Irinej është Patriarku i ri i Kishës ortodokse serbe
(22.1.2010 RV)Pra, peshkopi i Nishit, Irinej është kryetari i ri i Kishës serbe.
Anëtarët e Sinodit të shenjtë të Kishës ortodokse serbe e zgjodhën sot kreun e ri
të kësaj Kishe,2 muaj pas vdekjes së kreut të kishës ortodokse serbe, Pavle
i cili u nda nga jeta në moshën 95 vjeçare. Zgjedhja e Patrikut të ri u bë sipas
procedurave të caktuara, me hedhjen sipas shortit ndër të emra të votuar që kanë numrin
më të madh të preferencave. Në tri zarfe me emrat e Irinejt të Nishit, të ipeshkvit
Irinej të Baçkës e metropolitit të Malit të Zi, Amfilohije, ky i fundit që nga nëntori
e ka udhëhequr Patriarkanën, Locum tenens i fronit patriarkal. Personi
që zgjodhi, sipas shortit, rastësisht zarfin, me emrin e peshkopit të Nishit, Irinej,
80 vjeç, ka qenë arkimandriti Gavrilo i manastirit të Lepavinit. “Ka qenë
vullneti i Zotit e vullneti i Sinodit të Shenjtë”, këto janë fjalët e para që
i tha peshkopi Irinej i Nishit, 80 vjeç, menjëherë pas zgjedhjes së tij në postin
e Patrikut të Kishës ortodokse serbe. “Në këtë detyrë të nderuar e të vështirë
jam zgjedhur me ndihmën e vëllezërve ipeshkvij, me të cilët do të bashkëndarë peshën
e funksionit të tillë e të gjitha problemet” që Kisha ortodokse serbe ka para vetes,
shtoi Irinej, emri i të cilit në pagëzim është Miroslav Gavriloviç. Lindur në vitin
1930 në fshatin Vidova, pranë Caçakut, Irinej ka studiuar në seminarin e Kishës ortodokse
serbe në Prizren të Kosovës, e pastaj studimet teologjike në Universitetin e Beogradit.
U bë mugr në manastirin e Rakovicës, pranë Beogradit, në vitin 1959. Ka qenë profesor
në seminarin e Prizrenit e pastaj vijon studimet pas universitare në Athinë në vitet
1962-1963. Në vitin 1974 emërohet peshkop i Nishit. Disa herë ka qenë anëtar i Sinodit
të Shenjtë, organizmit më të lartë të udhëheqjes së Kishës ortodokse serbe. Irinej,
që konsiderohet si i moderuar, pritet të fillojë misionin e tij në udhëheqjen e Patriarkanës
serbe të dielën e ardhshme.