2010-01-22 14:59:24

Papa Benedikti XVI konfirmon kardinalin Bertone si Sekretar të Shtetit të Vatikanit


(22.1.2010 RV)Papa Benedikti XVI ripohon besimin në kardinalin Bertone si Sekretar të Shtetit të Vatikanit duke e quajtur “bashkëpunëtor të çmueshëm” e me të cilin është i lidhur me një miqësi e bashkëpunim të gjatë.
Në një letër që mban datën e 15 janarit të kaluar e cila dje u botua në gazetën e përditshme të Selisë së Shenjtë, ‘L’Osservatore Romano’, Benedikti XVI konfirmon besimin e tij në kardinalin Tarçizio Bertone si Sekretar të Shtetit të Vatikanit, pas dorëzimit përmes një letre, të mandatit të tij si Sekretar Shteti në duart e Papës, me rastin e mbushjes së 75 vjetëve me 2 dhjetor, siç parashikohet nga e drejta kanunore e Kishës.
Papa përgjigjet me anët të lnjë letre personale, duke përshkuar “udhën e gjatë” të bashkëpunim të afërt e të përbashkët posaçërisht në Kongregatën e Vatikanit për Doktrinën e Fesë dhe nënvizon frymën autentike meshtarake, kompetencën, përkushtimin, “sensus fidei” e “humanitas”, cilësi që karakterizojnë bashkëpunëtorin e tij të parë, që është pikërisht kardinali Bertone.
“Para se gjithash - shkruan Benedikti XVI - dua ta falënderoj Zotit me Ju për të mirën që ka bërë në kaq shumë vite të misionit tuaj meshtarak dhe ipeshkvnor”. “Në rrethanat aktuale - shton Papa - me mirënjohje dua të përmendi udhën e gjatë të bashkëpunimit tonë të ngushtë, filluar me punën tuaj si Këshilltar i Kongregatës për Doktrinën e Fesë. Po kështu mendoj edhe në punën delikate që është zhvilluar nga Ju për ndërtimin e dialogut me imzot Marcel Lefebvre e nuk mund ta harroj kurrë vizitën time në Verçelli e cila për mua qe motiv i një takimi të përtërirë me një dëshmitar të madh të fesë, Shën Euzebin e Verçellit”.
Në mënyrë të veçantë, Papa Racinger në letrën e tij ndalet tek shërbimi i kardinalit Bertone në Kurien Romake “zhvilluar me kompetencë e përkushtim bujar në zyrën e sekretarit të Kongregatës së Vatikanit për Doktrinën e fesë”, prefekt i së cilët asokohe ishte personalisht Jozef Racinger. “Kanë qenë vite plot intensitet e impenjim, - kujton Papa në letër - gjatë të cilave kanë dalur dokumente me rëndësi të madhe doktrinale e disiplinore për Kishën”.
E pastaj Benedikti XVI shpreh vlerësimin e tij personal për cilësitë që e karakterizojnë kardinalin Bertone si: ‘sensus fidei’, përgatitja e tij doktrinale e kanonike dhe përzemërsia e tij njerëzore, çka ndihmoi shumë në periudhën e kaluar pranë Kongregatës për Doktrinën e Fesë në krijimin e një atmosfere vërtetë familjare, bashkimin dhe bashkëpunimin me një disiplinë shembullore pune e përkushtimi”.
“Të gjitha këto cilësi - rrëfen Papa në letrën e tij personale dërguar kardinalit salezian - kanë qenë arsyet që më shtyn të vendosi, në verën e vitit 2006, për të ju emëruar sekretar timin të Shtetit e sot janë arsye për çka, edhe në të ardhmen, nuk dua të heq dorë nga ky bashkëpunim i juaj i çmueshëm”.
“Prandaj, - përfundon Papa Racinger - me përzemërsi ju uroj çdo të mirë e prosperitet në Zotin, duke kërkuar begatinë e Hirit hyjnor mbi misionin tuaj si Bashkëpunëtor i ngushtë i imi”.







All the contents on this site are copyrighted ©.