2010-01-22 16:47:32

Këshilli i Sigurimit debaton sot mbi situatën në Kosovë e në rajon


(22.1.2010 RV)Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sot do të diskutojë për situatën në Kosovë, sipas raportin më të ri të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun, gjatë një sesioni gjatë të cilit është parashikuar ndërhyrja e presidenti serb Boris Tadiç.
Në mbledhjen e sotme Kosovën do ta përfaqësojë ministri i Punëve të Jashtme Skënder Hyseni. Seanca e Këshillit të Sigurimit do të mbahet në ora 21.00 sipas kohës së Evropës Qendrore. Kreu i Kombeve të Bashkuara në raportin e tij të rregullt tremujor për Kosovën, i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit të fokusohen në bashkëpunime rajonale dhe të lënë mënjanë shqetësimet për statusin e Kosovës.
Serbia në këtë mbledhje do të prezantohet në "nivelin më të lartë" - Presidentin Boris Tadiq, siç thuhet për shkak të "situatës serioze dhe të komplikuar" në Kosovë. Tadiq ka paralajmëruar se do ta "akuzojë" Presidentin në largim të Kroacisë Stipe Mesiq, për deklarata "luftënxitëse".







All the contents on this site are copyrighted ©.