2010-01-22 13:53:02

Kryedioqeza e Tiranës kremton nesër tetë vjetorin e kushtimit të Katedrales së Shën Palit


(22.1.2010 RV)Nesër me 23 janar, kryedioqeza metropolitane e Tiranë-Durrësit përkujton tetë vjetorin e kushtimit të Kishës katedrale të Tiranës që u bë më datën 26 janar 2002 me një Meshë solemne pontifikale, të udhëhequr nga delegati i Papës Gjon Palit II, Sekretari i Shtetit të Vatikanit të asaj kohe, kardinali Sodano. Ndërsa nesër para dite në ora 11, Meshën Shenjte në përkujtim të kësaj ngjarje të rëndësishme kishtare, do ta kryesojë kryeipeshkvi i Tiranës imzot Rrok Mirdita në bashkëkremtim me ipeshkvin ndihmës imzot Frendon, me klerin e pjesëmarrjen e besimtarëve që do të vijnë nga të gjitha bashkësitë Kishtare të kësaj kryedioqeze.
Pas tetë vjetësh, ndërkohë Kisha Katedrale e Shën Palit në Tiranë është shndërruar në qendrën fetare më të rëndësishme të kryeqytetit të Shqipërisë dhe është një pikë referimi i pranisë së Kishës Katolike për krejt kombin.
Mbi domethënien e këtij përvjetori e vlerën që ka sot ky tempull, nga Tirana të ndjekim bisedën me priftin e kësaj dioqeze e zëdhënësin e Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, dom Gjergj Meta nga Tirana.....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.