2010-01-21 17:27:51

Vizitë e papritur e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA Robert Geits në Pakistan. “Talebanët duhet të asgjësohen”.


(21.01.2010 RV)“Të gjitha grupet ekstremiste që veprojnë në kufirin ndërmjet Pakistanit dhe Afganistanit duhet të asgjësohen”. Kështu tha sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Geits i cili mbërriti sot në Pakistan për një vizitë dyditore të papritur. Synimi i vizitës së sekretarit amerikan është takimi me udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të vendit. Sekretari amerikan Geits do të diskutojë me ta planin për ofensivën kundër talebanëve në Vaziristan parashikuar për muajt e ardhshëm. Po sot u bë e ditur se një grua u vra dhe 18 vetë u plagosën nga një bombë që shpërtheu në veri të Pakistanit. Gjithashtu dy ekstremistë islamikë u vranë ndërsa po përgatisnin një bombë.







All the contents on this site are copyrighted ©.