Nga frika e terroristëve Jemeni pezullon dhënien e vizave për të huajt.
(21.01.2010 RV)Autoritetet jemenite pezulluan dhënien e vizave të huajve që
zbresin në aeroportet e vendit. Siç bën të ditur agjencia e lajmeve jemenite “Saba”
autoritetet i kanë dhënë urdhër pikave të kalimit kufitar që të mos lëshojnë më viza
sepse ka rrezik që terroristë islamikë të hyjnë në Jemen. Autoritetet amerikane pohuan
se në Jemen ka 36 shtetas amerikanë që kanë mbërritur muajt e fundit për t’u bashkuar
me Al-Kaedën.