2010-01-21 17:29:48

Komisari i Këshillit Evropian për të Drejtat e Njeriut Tomas Hamarberg takohet në Moskë me presidentin rus Dimitri Medvedjev.


(21.01.2010 RV)Sot në Moskë u takuan presidenti Dimitri Medvedjev dhe komisari i Këshillit Evropian për të drejtat e njeriut Tomas Hamarberg. Takimi, i cili u përqëndrua tek konventa evropiane për të drejtat e njeriut, ratifikuar së fundi nga Duma, ishte një mundësi për të biseduar edhe mbi situatën në Rusi. Siç dihet tashmë, Rusia është ende shumë prapa përsa i përket respektimit të të drejtave të njeriut. Evropa shpreson që Moska të bashkëpunojë më shumë sepse numri i shtetasve rus që i drejtohet institucioneve të Evropës për të kërkuar drejtësi, është në rritje.







All the contents on this site are copyrighted ©.