2010-01-20 10:47:19

Prishtinë: Nesër fillon konferenca ndërkombëtare për investuesit e termocentralit “Kosova e Re”.


(19.01.2010 RV)Nesër në Prishtinë do të fillojë konferenca ndërkombëtare për investuesit e mundshëm për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”. Në konferencën për shtyp që mbajtën me këtë rast në Prishtinë kryeministri Hashim Thaçi dhe ministrja për energji dhe miniera Justina Pula-Shiroka, vunë në dukje se në këtë konferencë do të marrin pjesë më shumë se 50 kompani ndërkombëtare dhe vendase.
“Interesimi i madh i investuesve për konferencën është shenja më e mirë se në Kosovë është krijuar ambient i qetë dhe i sigurtë për ta.”- tha mes tjerash kryeministri Thaçi, i cili më pas theksoi se qeveria e Kosovës do të mbrojë të drejtën e aksionerëve në sektorin e energjisë dhe në të gjithë sektorët e tjerë strategjikë.







All the contents on this site are copyrighted ©.