2010-01-20 16:04:09

Presidenti serb Tadiq në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kushtuar Kosovës


(20.1.2010 RV)Presidenti serb Boris Tadiq do të marrë pjesë të premten e ardhshme në Nju Jork në një seancë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kushtuar Kosovës.
Siç ka njoftuar zyra e shtypit e presidencës së Beogradit, Tadiq, në fjalimin e tij do t’u paraqesë të pranishmëve qëndrimet e Serbisë për Kosovën.
Kujtojmë se më 1 dhjetorin e kaluar Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë së Kombeve të Bashkuara në Hagë, ka filluar shqyrtimin e dosjes së Kosovës për të vendosur mbi legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë nga Serbia më 17 shkurt 2008. Shpallja e vendimit të Gjykatës, që nuk do të ketë kurrfarë obligimi për Shtetet e as ndonjë ndikim tjetër, pritet deri në qershor të këtij viti. Siç dihet, Serbia e refuzon pavarësinë e Kosovës, që është njohur deri më tani nga 65 Shtete të gati 200 përfaqësuesve të OBK-së.
Në këtë mbledhje të KS, do të prezantohet raporti tremujor i kreut të OKB, Ban Ki Mun për situatën në Kosovë. Lidhur me këtë mbledhje të KS në Nju Jork, në Prishtinë janë shprehur opinione se nuk duhet dhënë rëndësi këtyre takimeve, sepse ato nuk janë më të rëndësishme si dikur.







All the contents on this site are copyrighted ©.