2010-01-20 12:44:14

Papa në Sinagogë: katolikët e hebrenjtë, konfirmohen angazhimet e Koncilit II të Vatikanit.


(20.1.2010 RV)Papa Benedikti XVI, gjatë vizitës së tij të dielën e kaluar në sinagogën e Romës, “në mënyrë kategorike ka ripohuar angazhimin e Kishës katolike dhe vullnetin e saj për thellimin e dialogut e të marrëdhënieve vëllazërore me Judaizmin dhe me popullin hebre, sipas dokumentit të Koncilit të II të Vatikanit ‘Nostra Aetate’, magjisterit pasues të Kishës e në mënyrë të veçantë atë të Gjon Palit II”. Kështu pohon deklarata përfundimtare e përbashkët e Komisionit dypalësh të Selisë së Shenjtë dhe Rabinatit të Madh të Izraelit për marrëdhëniet ndërmjet hebrenjve e katolikëve, që përfundoi sot në Vatikan takimin dy ditor.
Kujtojmë se tema kryesore e takimit të Komisionit dypalësh ishte: “Mësimet katolike e hebraike mbi Krijimin e mbi Ambientin. Sfidat e ndërhyrjes njerëzore në rendin natyror”, e pastaj u trajtuan edhe disa çështje aktuale në Tokën Shenjte.







All the contents on this site are copyrighted ©.