Në Shkodër ortodoksë e katolikë i lutën së bashku Zotit për bashkim e për të goditurit
nga përmbytjet.
(20.1.2010 RV)Bashkësitë e krishtera të Shkodrës në Javën e lutjes për bashkimin
e të krishterëve, dje në Kishën Ortodokse të qytetit u mblodhën së bashku rreth Fjalës
së Zotit për të kërkuar hirin e afrimit dhe të bashkimit vëllazëror e iu lutën Hyjit
për viktimat e përmbytjeve. Kujtojmë se tema e ditës së sotme, e treta e
lutjes për bashkimin e të krishterëve, është: “ Të dëshmosh me ndërgjegjeje. ‘A thua
je ti i vetmi nga të huajt në Jerusalem që nuk di çka ndodhi në të po në këto ditë?’
(Lk 24,18). Po të dëgjojmë si përjetohet kjo javë në Shkodër nga ku na njofton
Jolanda Baba....