2010-01-20 17:33:33

Ndeshjet në Nigeri më tepër politike se fetare


(20.01.2010 RV)Vazhdon dhuna në Nigeri. Edhe sot në Jos e në periferinë e tij, ushtarët kryen sulme të tjera. Luftimet, që gjatë tre ditëve kanë shkaktuar rreth 300 të vdekur, shpërthyen për shkak të ndërtimit të një xhamie në një lagje të krishterë të Josit, qytet nigerian me 500 mijë banorë. Ipeshkvijtë e vendit denoncojnë se akoma nuk janë marrë masa për të qetësuar gjendjen. Kryeipeshkvi i Josit ka deklaruar për agjensinë Fides se faktorët që qëndrojnë pas luftimeve janë më tepër politike se sa fetare. Dhe përgënjeshtron lajmet e publikuara nga shtypi: “Nuk është e vërtetë që është djegur një kishë e fakti që ndeshjet kanë filluar për shkak të sulmit mbi shtëpinë e një myslimani në ndërtim e sipër duhet verifikuar”.








All the contents on this site are copyrighted ©.