2010-01-20 15:41:44

Haiti goditet sot nga një tërmet i ri i fuqishëm, shpërndarja e nidhmave në kaos


(20.1.2010 RV)Tetë ditë pas tërmetit që tronditi Haitin, sot një tjetër tërmet i fuqisë 6,1 ballë të shkallës Rhter ka goditur përsëri Vendin, 60 km në veriperëndim të kryeqytetit Port-o-Prens. Nga tërmeti tragjik i para një jave kanë vdekur të paktën 75.000 njerëz, pohojnë burimet qeveritare të Haitit.
Nga ana tjetër, çështja e shpërndarjes së ndihmave është kaotike. Kombet e Bashkuara kanë vendosur të dërgojnë në Haiti edhe 3.500 ushtarë të tjerë, me të cilët numri i përgjithshëm i trupave arrin në 12.500. Programi Botëror për Ushqim i OKB së ka vendosur të krijojë korridore tokësore dhe ujore për furnizimin e popullatës në brendësi të vendit me ndihma të domosdoshme e urgjente ujë, ushqim e ilaçe. Brenda nja jave duhet të krijohen mundësitë për furnizimin e një milion njerëzve.
Kombet e Bashkuara njoftojnë se 121 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e ndërtesave në Haiti nga ekipet ndërkombëtare. Këto të fundit, ndonëse janë përqendruar tek shpërndarja e ndihmave po zhvillojnë dhe operacione kërkimi.







All the contents on this site are copyrighted ©.