2010-01-20 17:33:22

Demokratët amerikanë humbin vendin e Kenedit


(20.01.2010 RV)Humbje e rëndë për demokratët e presidentit amerikan Barak Obama, të cilët nuk e kanë më vendin e senatorit të Masaçusets, që ka qenë i Ted Kenedit. Për dhjetëvjeçarë, në atë karrige janë ulur vetëm pinjollët e familjes Kenedi, por mjaftoi vdekja e të fundmit prej tyre dhe rezultatet jo të shkëlqyera të Obamës, që posti t’i kalojë një republikani. Në zgjedhjet e zhvilluara për senatorin e ri fitoi Skot Braun kundër rivales demokrate, Marta Koklei. Ky kalim bën që presidenti amerikan të humbë shumicën relative në Senat e kjo djeg tepër, sidomos para diskutimit të reformës së shëndetësisë, e cila mbështetej fuqimisht nga i ndjeri Ted Kenedi, por kundërshtohet me të njëjtën forcë nga Braun.








All the contents on this site are copyrighted ©.