2010-01-19 17:27:27

Rusi: Presidenti Medvedev normalizon marrëdhëniet me Kievin dhe dërgon ambasadorin.


(19.01.2010 RV)Presidenti rus Dimitri Medvedev e zhbllokoi emërimin e ambasadorit rus në Ukrainë Mihail Zurabov dhe e emëroi atë përfaqësues të posaçëm të presidencës për “zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike” mes dy vendeve. Gjatë takimit me Zurabovin, sot paradite në Moskë, Medvedev tha se ka shpresë që pas zgjedhjeve presidenciale, në Ukrainë “të ketë një pushtet të qëndrueshëm dhe në gjendje të funksionojë”, me të cilin Moska ka ndërmend të ndërtojë “marrëdhënie konstruktive dhe miqësore”.
Mihail Zurabov ishte emëruar që në gusht, por presidenti rus Medvedev e kishte bllokuar marrjen e tij të detyrës si protestë ndaj qëndrimeve antiruse të presidentit ukrainas Viktor Jushenko. Ditët e kaluara Kremlini kishte nënvizuar vullnetin e vet për të dërguar ambasadorin në Ukrainë përpara balotazhit presidencial të 7 shkurtit.







All the contents on this site are copyrighted ©.