2010-01-19 17:27:15

Nato-Rusi: Aleanca Atlantike është e gatshme t’i refuzojë propozimet e Moskës për sigurinë.


(19.01.2010 RV)NATO-ja është e gatshme t’i refuzojë propozimet e Rusisë për një marrëveshje për sigurinë në Evropë. Lajmi u dha nga katër funksionarë të Aleancës Atlantike që u cituan nga agjencia e lajmeve Blumberg Njuz. Teksti hartuar nga Moska iu kërkon 28 aleatëve të “planifikojnë mbrojtjen në mënyrë të tillë që mos të kërcënojnë sigurinë e asnjë shteti tjetër. Kjo marrëveshje në fakt do t’i njihte Moskës të drejtën e një lloj vetoje, në veçanti në lidhje me vendet ish-komuniste. Teksti i marrëveshjes i është dorëzuar NATO-s dhjetorin e kaluar në rusisht dhe anglisht, dhe mban titullin “Marrëveshje për parimet themelore që rregullojnë marrëdhëniet ndëmjet NATO-s dhe Rusisë në sferat e sigurisë.”







All the contents on this site are copyrighted ©.