2010-01-19 15:11:15

Kosovë:shënohet Jubileu i 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, anashkalohet 542 vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut.


(19.1.2010 RV)Në Kosovë vazhdon të shënohet Viti Jubilar i 100 vjetorit të lindjes së Lumes Nënë Terezë, Gonxhe Bojaxhiut me nisma e veprimtari të ndryshme, ndërsa anashkalohet figura madhore e heroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut në 452 vjetorin e vdekjes që bie më 17 janar.
Po më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin që ka përgatitur për RV Rabie Ibraj............RealAudioMP3

Kujtojmë se Viti Jubilar me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Lumes Nënë Terezë Gonxhe Bojaxhiut është ngjarje madhore dhe e rëndësishme, jo vetëm për shqiptarët katolikë dhe popullin Shqiptar, por edhe për tërë Mesdheun e trazuar, për Evropën, e përse jo, edhe për mbarë botën.
Ky Jubileu në Kosovë filloi më 10 dhjetor 2009, me rastin e 30 vjetorit të marrjes të Shpërblimin Nobel për Paqe të Nobelistes Shqiptare - Nënës Terezë, më 10 dhjetor 1979. Ishte atëherë një befasi dhe kënaqësi për të gjithë, sidomos për ne Shqiptarët.
Lidhur me figurën madhore të heroik kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut e 542 vjetorin e vdekjes së tij, po përkujtojmë fjalët kuptimore të Papës Gjon Palit II shqiptuar në aeroportin e Tiranës më 25 prill 1993 gjatë vizitës së tij papnore historike në Shqipëri:
“Është detyrë të kujtojmë në këtë rrethanë heroin kombëtar e të krishterin e flaktë, Gjergj Kastriotin Skënderbeun, “mbrojtësin e Jezu Krishtit”, i cili më këtë (1993) kishte 525 vjetorin e vdekjes. Si në kohët e tija shumë të vështira, Kisha edhe sot nuk do të mungojë të ofrojë kontributin e vet të mundshëm për zhvillimin e plotë material e shpirtëror të popullit shqiptar”.

Ndërsa në fjalimin e tij në Sheshin Skënderbe në Tiranë Ati i Shenjtë Vojtila mes tjerash theksoi: “Sa herë në të kaluarën ju është dashur të mbroni me forcë identitetin tuaj. Me një angazhim të tillë, sikur edhe vetë ky shesh na e kujton, u shqua figura e lartë e të krishterit Gjergj Kastrioti Skënderbeut, i respektuar nga Papët e Romës dhe përjetësisht i gjallë në kujtimin e popullit shqiptar”.
Gjon Pali II 25 prill 1993 Tiranë.







All the contents on this site are copyrighted ©.