25 janar festa e Kthimit të Shën Palit. Papa kryeson lutjet e mbylljes së Javës
së Lutjes për Bashkimin e të Krishterëve
(19.1.2010 RV)Papa Benedikti XVI të hënën e ardhshme me 25 janar, në Bazilikën
e Shën Palit Apostull jashtë mureve në Romë, do të kryesojë bashkëkremtimin ekumenik
në përfundim të Javës së lutjes për Bashkimin e të Krishterëve që ka filluar dje.
Në ritin e mbrëmësores do të marrin pjesë përfaqësues të Kishave tjera e të bashkësive
të krishtera të pranishme në Romë. Gjatë lutjes së mbrëmësores, Ati i Shenjtë
Racinger do të mbajë edhe homelinë e rastit. Po kujtojmë edhe temën e këtij viti të
Javës së 82-të të Lutjes për Bashkimin e të Krishterëve që është marrë nga Ungjilli
sipas Lukës: “Ju jeni dëshmitarët e kësaj” ( Lk 24,48).