2010-01-18 16:23:10

Lirohet nga burgu atentatori i Gjon Palit II


(18.01.2010 RV)U lirua nga burgu Mehmet Ali Agça, turku që më 13 maj 1981 qëlloi kundër Papës Gjon Pali II në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan. 52 vjeçari ka lindur në Jesiltepe, në kufi me Kurdistanin. Militant i organizatës terroriste të së djathtës ekstreme “Ujqërit gri”, më 1 shkurt të vitit 1979 pati vrarë edhe drejtorin e gazetës liberale “Miljet”. U dënua me vdekje, por më vonë dënimi iu kthye në dhjetë vjet burgim. Më 25 nëntor 1979, i ndihmuar nga shokët e tij, arriti të ikte nga burgu i sigurisë maksimale Kartel Maltepe. Pasi doli nga burgu, një skuadër psikiatrësh e vizitoi për ta deklaruar më pas të paaftë për shërbimin ushtarak. Sonte, atentatori i Gjon Palit II qëndroi në një hotel me pesë yje në Ankara.







All the contents on this site are copyrighted ©.