2010-01-18 16:35:02

Imzot Léonard emërohet kryeipeshkëv i ri i Brukselit


(18.1.2010 RV)Papa emëroi sot kryeipeshkvin e ri të Maline-Brukselit (Belgjikë) imzot André-Mutien Léonard, deri më tani ipeshkëv i Namurit. Kryeipeshkvi i ri i Brukselit e zëvendëson kardinalin Godfried Danneels, i cili e lë detyrën e tij, pas mëse 30 vjetësh, për shkak të moshës.
Kryeipeshkvi i ri i Brukselit imzot Léonard, pas studimeve pranë “Collége Notre-Dame de la paix” në Namur, vijoi studimet filozofike pranë Universitetit Katolikë të Louvain, e ato teologjike pranë Universitetit Papnor Gregaroriana në Romë. Është shuguruar meshtar më 19 korrik 1964 për dioqezën e Namur-it. Nga viti 1970 deri më 1991 qe profesor i Filozofisë në universitetin Katolikë të Louvain-la-Neuve. Nga viti 1978 qe rektor i Seminarit Universitar “Saint-Paul” në Louvain-la-Neuve. Ishte edhe anëtar i Komisionit Teologjik Ndërkombëtar. I zgjedhur ipeshkëv i Namur-it më 7 shkurt të vitit 1991, është shuguruar ipeshkëv më 14 prill të të njëjtit vit.







All the contents on this site are copyrighted ©.