2010-01-14 18:07:30

Protokoll mirëkuptimi ndërmjet Institutit të Sigurimeve Shoqërore të Shqipërisë dhe ACLI-it italian.


(14.01.2010 RV)Me datë 15 janar në selinë qendrore të ACLI-it – Shoqatës së Punëtorëve Katolikë Italianë, në Romë – do të nënshkruhet protokolli i mirëkuptimit ndërmjet ISSH dhe ACLI-it. Synimi është që punonjësve shqiptarë që gjenden në Itali, ose që kanë punuar një periudhë kohe në Itali dhe tani janë në Shqipëri, t’u ofrohen një sërë shërbimesh që kanë të bëjnë më sigurimet shoqërore dhe informacionin.
Parashikohet ngritja e një tavoline të përbashkët pune të ISSH dhe ACLI-it me synim programimin, drejtimin dhe verifikimin e zbatimit të marrëveshjes. Si fillim parashikohet hapja e sporteleve të informimit në zona ku ka përqëndrim të madh të punonjësve shqiptarë, me nëpunës shqiptarë, që do të jenë pika referimi në Itali gjatë zbatimit të protokollit.
ACLI në Shqipëri ka dy qendra në Tiranë dhe në Shkodër.







All the contents on this site are copyrighted ©.