2010-01-13 16:35:53

Përmirësohet disi gjendja në Shqipëri, në ditën e 13-të pas përmbytjeve


(13.01.2009 RV)E nga Haiti, kalojmë në Shqipëri, ku vihet re një përmirësim në Shkodër, por situata mbetet kritike në zonat e Nënshkodrës. Në fshatin Stërbeq të Malësisë së Madhe e në disa zona buzë liqenit është rritur niveli i ujit, por moti pa reshje bën që puna për të zgjidhur problemet të ketë më tepër fryte. Pompat janë vënë në përdorim kudo e helikopterët shpërndajnë ndihma për komunat e bllokuara nga uji.
Sot, mbledhja e qeverisë është zhvilluar në Shkodër. Sipas kryeministrit, Sali Berisha përmbytjet kanë qenë të shkallës së dytë e rëndësi ka fakti që nuk ka pasur viktima. Shteti do të kompensojë çdo dëm të shkaktuar nga shkarkimi i hidrocentralit të Fierzës, njoftoi ai. Po studiohet një plan i quajtur “Bypass”-i i Shkodrës, që ka si qëllim rehabilitimin e zonës. Në të bëjnë pjesë ato masa, që deri tani janë harruar, ose janë lënë mënjanë pa u shqetësuar për pasojat, si studimi i argjinaturave, studimi i planit urbanistik për të mos lejuar ndërtime aty ku s’duhet, thellimi i Bunës e sistemimi i saj.








All the contents on this site are copyrighted ©.