2010-01-13 18:08:16

Ati i Shenjtë Rabinit Di Senji: uroj që vizita në Sinagogë të jetë një etapë e re në rrugën e miqësisë ndërmjet hebrenjve e katolikëve.


(13.01.2010 RV)Urimi që vizita e ardhshme në Sinagogën e Romës të jetë ‘një etapë e re në rrugën e parevokueshme të pajtimit e të miqësisë ndërmjet hebrenjve e katolikëve, shprehet nga Papa në një telegram, nënshkruar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, dërguar kryerabinit të Romës, Rikardo Di Senji. Është përgjigjja e Benediktit XVI për urimet e mirëpritura me rastin e Krishtlindjes. Ati i Shenjtë e falënderon përzemërsisht kryerabinin, duke ia kthyer, me të njëjtën përzemërsi, urimet për vitin e ri.
Kujtojmë se të dielën, më 17 janar, pasdite, me rastin e Ditës së dialogut hebraiko-katolik, Papa do të viziojë Sinagogën e Romës.
Në këtë kuadër, mesazhi i urimit përfundon me shprehjen e besimit se kjo ngjarje do ta thellojë më tej vëllazërimin ndërmjet të dyja palëve.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.