2010-01-13 18:08:28

Akte vandalizmi kundër Shenjtërores së Fatimës


(13.01.2010 RV)Akte vandalizmi në Portugali, në Shenjtëroren e Zojës së Fatimës, ku të dielën e kaluar – sipas njoftimit të Agjensisë Zenit- në Kishën e së Shenjtnueshmes Trini, u dëmtuan katër shtatore, vendosur në të katër anët e ndërtesës, kushtuar Palit VI, Gjon Palit II, Piut XII dhe ipeshkvit Josè Alves Correia da Silva. Brendia e Kishës dhe shtatoret janë mbushur me shkrime të tipit grafit. Ndërmjet tyre, bien fort në sy fjalët ‘Islami’, ‘Hëna’ ‘Dielli’, ‘Mysliman’ e ‘Xhami’. Në një notë mbi ngjarjen, burimet e Shenjtërores nënvizojnë trishtimin e tyre të thellë për këtë dëmtim dhe njoftojnë se ngjarja u është besuar autoriteteve dhe policisë, që po përpiqen të zbulojnë autorët e këtij gjesti të dënueshëm.Kujtojmë se Benedikti XVI do të shkojë në Shenjtëroren e Fatimës, me rastin e shtegtimit të tij apostolik në Portugali, parashikuar për 11-14 majin e ardhshëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.