2010-01-11 16:25:32

10.400 ha tokë e përmbytur në Shqipëri


(11.01.2010 RV)Rrethi i Shkodrës, lë pas ditën e 10-të të përmbytjeve. Lumi i Bunës vazhdon të jetë i fryrë, dhe niveli i ujit në lagjet periferike të qytetit shkon deri në 1 metër. Komuna e Velipojës është krejtësisht e izoluar. Vazhdon shpërndarja e ndihmave me helikopter në Velipojë, Bushat e Dajç. Gjithsej, 10.400 ha tokë janë përmbytur, 4780 persona janë shpërngulur dhe 2489 shtëpi ndodhen nën ujë. Për gjendjen e për mënyrën si e përjeton atë bashkësia katolike, të dëgjojmë bashkëpunëtoren tonë Jolanda Baba, me telefon nga ShkodraRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.