2010-01-09 15:21:45

Shenjtorët e javës


(09.01.2009 RV)RealAudioMP3 Nesër, më 10 janar, Kisha Katolike kremton festën e Pagëzimit të Zotit. Pagëzimi i Krishtit është dëftimi i misionit të tij në botë. Ati Qiellor shpall dashurinë e tij për Të. Shpirti i Shenjtë e shndrit me dritën e vet. Jezusi “i zhytur” në ujë nga shën Gjon Pagëzuesi, me vdekjen dhe ngjalljen e tij, do të na “zhysë” edhe ne në jetën e amshuar.

Ty o Zot, do të ofroj flijën e falenderimit. Ja Ungjilli i Hyjit: Mbretëria Qiellore është afër, kthehuni e besoni në Fjalën e Zotit. Kështu reflekton lirtugjia e së hënës, 11 janar, ditë në të cilën përkujtohen shën Igjini, shën Paolini nga Akuilea e i Lumi Bernardino Skamaka.

Të martën e ardhshme, Kisha Katolike kremton festën e shën Ernestit apo Arkadit, shën Çezares e të shën Andon M. Puçit. Ungjilli i ditës na mëson se Jezu Krishti nuk është një skrib i çfarëdoshëm, apo thjesht një ekspert i Shkrimit Shenjt. Ai mëson me autoritet, një doktrinë të re. Zemra ime galdon në Zotin, shpëtimtari im.

Më 13 janar, ditën e mërkurë, Ungjilli na tregon se si Jezusi përshkoi të gjithë Galilenë për t’u mësuar njerëzve punët e Hyjit e për të dikuar mrekullitë e Zotit në secilin prej atyre që e dëgjonin. Në këtë ditë, festohen shën Hilari, shën Gofredi e shën Remigji. Ja o Zot, po vij të bëj vullnetin tënd.

Mëshira e Jezusit për të gërbulurin, që u tregon të gjithëve afërsinë e dhembshurinë e Zotit, është në qendër të leximeve të së enjtes, 14 janar. Na shpëto o Zot, për hir të mëshirës sate. Në këtë ditë, përkujtohen shën Gëzimi apo Feliksi, shën Gliceri, shën Nino e shën Dacio.

Të premten, më 15 janar, Kisha Katolike kremton festën e shën Palit vetmitar, shën Maurit, shën Sekondinës e shën Probos. Ungjilli përshkruan mrekullitë e Jezusit, që rriten nga dita në ditë dhe nënvizon se si njerëzit i besonin gjithnjë e më tepër Birit të Zotit. Do të këndoj në amshim dashurinë për Zotin.

Të shtunën, me anë të historisë së Xakeut, Jezusi na mëson se nëse është e vërtetë që të sëmurët kanë nevojë për mjekun, atëherë pikërisht tek tagrambledhësi duhet shkuar për të ngrënë, pikërisht ai duhet thirrur në mesin e të dymbëdhjetëve, për ta ndihmuar të ndërrojë rrugë. 16 janari është dita e shën Marçelit I, shën Ticianit, shën Tamarit dhe e të Lumit Jozef A. Tovini. I madh është Zoti në fuqinë e tij.

Më 17 janar, në të dielën e dytë gjatë vitit kishtar kremtojmë shna’Ndoun abat e shën Marçelin ipeshkëv. Kujtojmë ditën e dialogut e të reflektimit ndërmjet hebrenjve dhe të krishterëve me temë: “Meditim mbi të Shtunën e mbi urdhërimin që na kërkon shenjtërimin e festave për besimtarët”.








All the contents on this site are copyrighted ©.