Konferenca Katolike Ipeshkvnore e Shqipërisë ndihmon banorët e zonave të përmbytura
(08.1.2010 RV)Kryedioqeza e Shkodër-Pultit me kryeipeshkvin Imzot Angelo Massafra
po bëjnë përpjekje të mëdha në përballimin e situatës dhe përmes Karitasit kombëtar
të Shqipërisë, po ndihmojnë banorët e zonave të përmbytura në qarkun e Shkodrës.
Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë (KISH) bëri sot thirrje për të ndihmuar
banorët e zonave të përmbytura nga reshjet e shiut dhe hapja e portave të shkarkimit
të hidrocentraleve mbi lumin Drin në Qarkun e Shkodrës, bënë të ditur për ATSH-në
burimet zyrtare të saj. Organet e qeverisjes vendore dhe shtetërore në Shkodër
kanë vendosur në dispozicion të banorëve disa numra telefonikë për t'u ardhur në ndihmë
atyre që mund të kenë probleme nga zonat e përmbytura nga reshjet e shiut si dhe shkarkimit
të ujrave nga hidrocentralet mbi lumin Drin. Ministria e Brendshme bëri të
ditur se Bashkia e Shkodrës ka vënë në dispozicion numrat telefonikë: 24 2383, 242393
dhe 243783. Ndërsa Qarku Shkodër ka vendosur dy numra të tjerë: 248409 dhe 242373,
pranë të cilëve është vendosur shërbimi 24 orësh.