2010-01-08 18:01:47

I vihet zjarri Bibliotekës së Etërve të Bardhë në Tuniz. Vdes një misionar italian.


(08.01.2010 RV)Një misionar italian, Atë Xhanbatista Mafi, rregulltar i Kongregatës së Etërve të Bardhë, vdiq më 5 janarin e kaluar në Tuniz, pas një zjarri që shpërtheu në Bibliotekën e Institutit të Letrave të Bukura Arabe (Ibla). Atë Mafi, 54 vjeç, me prejardhje nga Moxanika, në provincën e Bergamos, ishte drejtor i kësaj biblioteke të rëndësishme, themeluar nga Misionarët në Afrikë si qendër kërkimesh e dialogu kristiano-islamik. Zjarrfikësit e qytetit ndërhynë me shpejtësi, por nuk munden t’ia shpëtojnë jetën rregulltarit, i cili u gjet i vdekur, në mes të flakës, që nuk dihet sesi filloi. Policia po bën hetime për të sqaruar shkaqet e zjarrit, përhapur në bibliotekë, pas një shpërthimi.
Etërit e Bardhë humbën, kështu, një intelektual, që u përpoq gjithë jetën t’i ndihmonte njerëzit për ta kuptuar më mirë Islamin, të dialogonte me këtë fe e me popullin e vendit, ku kryente misionin. Puna e tij ndikoi shumë për lindjen e Institutit Papnor të Studimeve Arabe e të Islamistikës, në Romë. Atë Xhanbatista na lë trashëgim mesazhin të mos kemi frikë nga tjetri për shkak të fesë e të kulturës, por të përpiqemi ta takojmë si vëlla a si motër, pavarësisht nga besojma.







All the contents on this site are copyrighted ©.