2010-01-08 16:59:14

Gjithnjë kritike situata në zonat e përmbytura


(08.1.2010 RV)Situata në qarkun e Shkodrës bëhet gjithnjë e më kritike. Lumi Buna është fryrë ka përmbytur shëtitoren buzë lumit dhe uji tashmë po vërshon brenda në qytetin e Shkodrës. Sipërfaqet nën ujë vazhdojnë të rriten. Nga një informacion i ministrisë së Brendshme gjatë natës janë përmbytur mbi 1000 ha tokë të tjera.
Kryeministri Berisha në Shkodër në mbledhjen e shtabit të emergjencës civile mes tjerash tha se gjendemi në prag të gjendjes së jashtëzakonshme e qeveria do të kompensojë qindarkë për qindarkë humbjet e banorëve të zonave të përmbytura.Për shkak të situatës së rënduar në qarkun e Shkodrës, Kryeministri Shqipërisë Sali Berisha deklaroi se qeveria e Tiranës është në prag të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Në një konferencë të posaçme ai tha se ky vendim do të merret në koordinim me komitetin ndërministror të emergjencave dhe Shtabit të Përgjithshëm të ngritur në qytetin e Shkodrës. Kryeministri Berisha u bëri edhe njëherë thirrje banorëve të rrezikuar nga përmbytjet të braktisin shtëpitë e tyre , e se nëse do të jetë e nevojshme, pohoi Berisha, evakuimi i tyre do të bëhet me forcë, për të evituar humbjet në jetë njerëzish. Po kështu, Kryeministri shprehi gatishmërinë për të dhënë ndihmë për kapërcimin e kësaj situate, e falënderoi për ndihmën e dhënë edhe vendet aleate. Kryeministri Berisha edhe një herë ka garantuar se banorët e dëmtuar do të dëmshpërblehen për çdo qindarkë. Në rast se nuk do të mjaftojë fondi i emergjencave, sipas Berishës, për dëmshpërblimin e tyre do të përdoren të ardhurat që vijnë nga eksporti i energjisë elektrike.
Bashkimi Evropian do të dërgojë në vendin tonë një grup ekspertësh për të asistuar në kapërcimin e situatës së përmbytjeve. Burime zyrtare nga Ambasada Gjermane bënë të ditur të premten për ATSH-në se "në përgjigje të kërkesës së Qeverisë shqiptare për ndihmë ndërkombëtare për shkak të përmbytjeve të rënda në veri të vendit, BE do të dërgojë këto ditë në Shqipëri një grup ekspertësh". Sipas burimeve të mësipërme, pjesë e këtij grupi është dhe një ekspert gjerman nga Organizata për Asistencë Teknike. "Autoritetet gjermane janë në kontakt të ngushtë me qeverinë shqiptare dhe institucionet ndërkombëtare që koordinojnë asistencën dhe mbështetjen për Shqipërinë".

Ministria e Brendshme: 9150 shtepi te permbytura, 2110 banesa nen uje
Situata ne qarkun e Shkodrës behet gjithnjë e me kritike. Lumi Buna është fryrë dhe uji tashmë po vërshon brenda në qytetin e Shkodrës. Sipërfaqet nën ujë vazhdojnë të rriten. Nga një informacion i ministrisë së Brendshme gjatë natës janë përmbytur mbi 1000 ha tokë të tjera.
Nga 9150 hektarëve tokë e përmbytur dhe 2080 shtëpi nën ujë gjatë ditës së djeshme shifrat sot në mëngjes kanë arritur në 10170 ha tokë të përmbytura dhe në 2110 shtëpi nën ujë.

Është rritur niveli i ujërave në zonat e përmbytura (Komuna Bushat dhe Komuna Bërdicë), ndërkohë strukturat e ushtrisë po kryejnë operacione për evakuimet e banorëve të fshatrave Mali Jushit dhe Trush në Komunën Bërdicë.

Strukturat e ushtrisë dhe të policisë janë të përqendruar kryesisht në komunat Dajç, Ana Malit, Bërdicë, Guri Zi, Velipojë dhe lagjet e rrezikuara të bashkisë Shkodër ku po bëjnë evakuimin e komunitetit të rrezikuar nga përmbytja. Vetëm gjatë natës janë evakuar mbi 300 persona. Deri në orët e para të ditës së sotme numri i personave të evakuar. Arriti në 3752 nga 3407 persona që ishin evakuar deri mbrëmjen e djeshme.
 
Njësia vendore       Tokë e përmbytur    Persona të evakuar    Shtëpi të përmbytura
Bashkia Shkodër       250 ha                     148                                    320
Komuna Dajç           2000 ha                  2000                                  1187
Komuna Ana Malit    1370 ha                    230                                    180
Komuna Velipojë      2000 ha                      25                                      50
Komuna Bërdicë      1700 ha                    350                                      65
Komuna Guri Zi           650 ha                   689                                    200
Komuna Bushat        1700 ha                   300                                    100
Komuna Qendër, M.Madhe                       500 ha                                108







All the contents on this site are copyrighted ©.