2010-01-07 17:15:00

Sulm kundër të krishterëve në Egjipt. Shtatë të vdekur.


(07.01.2010 RV)Janë shtatë personat e vrarë natën që shkoi në një fshat në jug të Egjiptit nga një sulm i ekstremistëve myslimanë. Sulmi ndodhi ndërsa disa të krishterë koptë po dilnin nga Mesha e mesnatës së Krishtlindjes që festohet sipas kalendarit ortodoks. Ndër të vrarët ka edhe një polic, ndërsa të plagosurit janë nëntë. Sipas organeve të policisë atentatori, - i cili është indentifikuar bashkë me dy bashkëpunëtorët vet - ka vepruar dyherësh kundër të krishterëve që ishin mbledhur kishë.







All the contents on this site are copyrighted ©.