Shkodër:vazhdon evakuimi i banorëve në zona të përmbytura, ndihmojnë edhe nga forcat
ushtarake shqiptare e kosovare
(07.1.2010 RV)Shtimi i prurjeve të ujit nga shkarkimet e hidrocentraleve të
kaskadës së Drinit, ka rritur në këto momente sipërfaqet e përmbytura në komunat e
Dajçit, Obotit, Velipojës dhe të disa zonave të tjera të Shkodrës, duke rrezikuar
banorët. Ndërkohë forcat e ushtrisë kanë vazhduar me intensitet evakuimin e banorëve
të këtyre zonave, ndërkohë që në Shkodër vazhdon mbledhja e Shtabit te Emergjencës,
mbas së cilës pritet të dalë në një konferencë për shtyp kryetari i Qendrës së Bashkuar
Operacionale të Komitetit Ndërministror, ministri i Brendshëm Lulzim Basha.
QEVERI MIKE SI, TË ITALISË, AUSTRISË, MAQEDONISË, KOSOVËS ETJ, KANË SHPREHUR GATISHMËRINË
PËR TË NDIHMUAR VENDIN TONË NË KËTË FATKEQËSI NATYRORE, DEKLAROI KRYEMINISTRI BERISHA
NË KONFERENCËN E TIJ PËR SHTYP. Rreth 200 forca të ushtrisë dhe afro 50
mjete të vendosura në zonat e përmbytura në Shkodër e Lezhë, kanë vazhduar punën
për përforcimin e argjinaturave, si dhe evakuimin e popullsisë në këto zona.
Burime nga Shtabi i Përgjithshëm, bënë të ditur sot për ATSH-në se, Brigada e Reagimit
të Shpejtë, me rreth 118 forca dhe 25 mjete është angazhuar në operacion në zonën
e Dajçit, për evakuim njerëzish, gjësë së gjallë dhe materialesh, ndërsa në Samrisht,
është bërë edhe bllokim argjinature. Forcat e kësaj brigade kanë evakuuar 20 banorë
dhe 27 bagëti, kanë ndërtuar 50 ml argjinaturë, janë mbushur 600 thasë me rërë, e
grumbulluar 50 mł inerte si dhe 15 m çarje pritash për rrjedhje uji. Gjithashtu, për
të evakuarit në fshatin Rranxë, është bërë dhe shpërndarje ndihmash ushqimore.
Ndërsa Brigada e Mbrojtjes Rajonale me rreth 14 forca dhe 8 mjete, ka vazhduar opercionin
në Tale të Lezhë-s në riparimin e argjinaturës së dëmtuar, ku ka transportuar 652
mł inerte. Gjithashtu Komanda e Mbështetjes Rajonale Shkodër, me rreth 49
forca e 13 mjete(8 mjete transporti plus 5 varka), ka kryer evakuim të popullsisë
nga Lagja e sipërme Asajme Shkodër, si dhe evakuim të 4 familjeve nga Dajçi dhe Shirqi,
transport ndihmash ushqimore për në fshatin Obot, punime argjinature në Shisht, si
dhe ka vënë në gatishmëri ambjente banimi për 100 persona në Rrenzë të Bushatit, e
strehuar 30 persona nga lagjia "Pazari i Ri" Shkodër. Edhe Regjimenti i Infrastrukturës,
me rreth 14 forca dhe 12 mjete, ka vazhduar operacionin në Komunën Dajç, ku ka bërë
transport inertesh 40 mł nga Velipoja për në Komunën Dajç, për rregullimin e argjinaturës
dhe hapje rruge, si dhe në Ishull Lezhë për transportimin e 235 mł inerte, për forcim
argjinature. Në ndihmë të popullsisë së rrezikuar nga përmbytjet, janë
ofruar dhe trupa të FSK-së, të pajisura me mjete të kërkim shpëtimit, të ardhura
nga Kosova. NgaPrishtina njofton Rabie Ibraj.....
Gjendja paraqitej tejet e rënduar mesditën e sotme në Bërdicën e Sipërme, rreth 5
kilometra larg hyrjes së qytetit verior të Shkodrës, ku disa shtëpi rrezikohen
të përmbyten, ndërsa probleme janë paraqitur dhe në qarkullimin e automjeteve në këtë
zonë. Një nga banorët e Bërdicës së Sipërme, Enver Selimi, i tha ATSH-së se
niveli i ujit ka filluar të rritet dhe të rrezikojë përmbytjen e shtëpive që natën
e mbrëshme. Edhe disa kilometra para se të mbërrish në Berdicë sipërfaqe të tëra toke
janë mbuluar nga uji. Vërshimi i ujërave ka krijuar probleme edhe për qarkullimin
e automjeteve që lëvizin në drejtim të Velipojës dhe në Shkodrës. Në mesditë ishte
krijuar një varg makinash, prej të paktën 2 kilometra, kryesisht autovetura të vogla.
Situata problematike paraqitet në urën e Bërdicës rreth 100 metra e gjatë, ku bashkohet
Buna me Drinin. Sipas informacioneve të para nga vendngjarja, niveli i ujit
ka arritur në 50 centimetra. Qarkullimi i mjeteve në këtë pjesë problematike vazhdon
nën vëzhgimin e rreptë të forcave të policisë, të cilat ndërhyjnë dhe në raste emergjente.
Ndërkohë në mesditë reshjet e shiut janë më të paktët ndërsa lumi Drin është i tejfryrë.
Në hyrje të qytetit të Shkodrës situata paraqitej normale përsa i takon qarkullimit
të mjeteve. Prej ditësh situata në qarkun e Shkodrës paraqitet e rënduar për
shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e shiut që detyruan dhe hapjen e digave
të hidrocentraleve. Disa qindra forca të ushtrisë, policisë, pushtetit vendor, etj
janë angazhuar për përballimin e kësaj situate, ndërsa vazhdon evakuimi i banorëve
të rrezikuar. nga ATSH-ja