2010-01-07 17:13:52

Përmbytje në zonën e Nënshkodrës. Gjendja, e vështirë. Kryeipeshkvi Massafra viziton zonat e përmbytura.


(07.01.2010 RV)Gjendje e vështirë në Shqipëri nga përmbytjet. Hidrocentrali i Fierzës ka arritur në 3 metra më lart se niveli i lejuar e hapja e portave për shkarkimin e ujrave në të tre hidrocentralet mbi lumin Drin nuk e ka përmirësuar gjendjen. Vazhdon të bjerë shi e opcionet para qeverisë bëhen gjithnjë e më të pakta.
Në rastin më të mirë do të kemi përmbytje të kontrolluar të zonës së Nënshkodrës, duke hapur portat e hidrocentraleve, duke i vënë ata në punë me kapacitet maksimal e duke shpresuar që shirat dhe shkrirja e dëborës të mos vazhdojë. Përndryshe, uji do të kapërcejë digën e do të përmbysë krejt territorin në formën e një cunami.
Shumë janë ata që e kanë drejtuar gishtin kundër qeverisë në këto momente, por nuk duhen harruar edhe të gjitha abuzimet e bëra anash lumenjve në Shqipëri, si me ndërtimet pa leje, ashtu edhe me marrjen e dheut e të zhavorrit aty ku nuk duhej e me prishjen e ledheve, të ndërtuara pikërisht për të mos e lejuar ujin të përmbysë fushat.
Nënvizojmë se kryeipeshkvi i Shkodrës Imzot Anxhelo Masafra ka vizituar hidrocentralet si edhe zonat e përmbytura nga ujit. Për situatën e këtyre orëve në Shkodër, të dëgjojmë informacionin e Jolanda Babës00:02:57:58







All the contents on this site are copyrighted ©.