2010-01-05 17:03:15

Terroristët islamikë në Pakistan hedhin në erë një shkollë.


(05.01.2010 RV)Përsëri atentat me bombë në Pakistan. Kësaj here në qendër të sulmit terrorist ishte një shkollë për djelm në zonën veri-perëndimore të vendit, afër kufirit me Afganistanin. “Një shkollë tetëvjeçare me 22 klasa e fshatit Navagi, u hodh në erë me eksploziv”, tha për shtypin një funksionar shtetëror. Shpeshherë, në të kaluarën, militantët islamikë kanë hedhur në erë shkollat shtetërore, kryesisht ato për vajza sepse janë kundërshtarë të arsimit shtetëror që garanton qeveria e Pakistanit. Policia njoftoi se nuk pati viktima.







All the contents on this site are copyrighted ©.