2010-01-05 15:49:53

OKB pezullon operacionet humanitare në Somali


(05.1.2010 RV)Programi për Ushqim i Kombeve të Bashkuara ka pezulluar shumicën e operacioneve në Somalinë jugore për shkak të kërcënimeve të rebelëve të ndërlidhur me AlKaidën.
Organizata ka deklaruar se shtimi i sulmeve të kryengritësve i ka bërë të pamundur agjencisë që t'u ndihmojë miliona njerëzve që kanë nevojë për ndihma humanitare në këtë vend të Bririt të Afrikës.
Somalia është pa qeveri efektive qendrore prej fillimit të viteve të 1990 ta dhe shumica e pjesës jugore kontrollohet nga grupi radikal islamistal Shabab. Në javët e fundit, ky grup, për të cilin Uashingtoni thotë se ka lidhje me Al Kaidën, ka plaçkitur disa qendra të Kombeve të Bashkuara.







All the contents on this site are copyrighted ©.