Ish-të burgosurit e Guantanamos bashkohen me Al-Kaedën në Jemen.
(05.01.2010 RV)Së paku dhjetë ish-të burgosur të Guantanamos kanë mbërritur
në Jemen për t’u rreshtuar në radhët e Al-Kaedës. Kështu njofton e përditshmja angleze
“Tajmz” që vë në dukje shqetësimin në rritje të qeverisë jemenite, e cila ka vendosur
të presë 91 jemenitë, ish-të burgosur në kampin amerikan të Guantanamos. Gjithnjë
sipas kësaj gazete duket se Al-Kaeda ka vendosur që të bashkojë në një grup të vetëm
njerëzit e saj në Jemen dhe në Arabinë Saudite.