Tingujt e kambanës së Paqes në Tiranë për një vit në paqe e vëllazërim
Tingujt e kambanës së Paqes në Tiranë, e vendosur më 2001, përsëri sivjet ftojnë shqiptarët
në pajtim, paqe e dialog të ndërsjellët. Pra, edhe sivjet ambasadorët e vegjël të
paqes, të ardhur nga dioqeza e Sapës në kryeqytet, deshën të dëgjohej sërish ndër
shqiptarë zëri i rëndësishëm për paqe. Mbi këtë manifestim e mesazhin që përçuan të
vegjlit zadrimorë, nga Vau i Dejës na njofton Violeta Marashi... Po kush janë
ambasadorët e paqes? Në vitin 1997, pas trazirave në Shqipëri, një grup fëmijësh
nga Zadrima së bashku me edukatorët e tyre menduan të mblidhnin të gjitha gëzhojat
e armëve të shprazura pasi i gjithë arsenali i ushtrisë shqiptare, një herë krenarë
për pasurinë, forcën dhe disiplinën u vodh dhe u shpërnda në duart e gjithë shqiptarëve
e jo vetëm!!! Lëvizja shpejt u përhap nga fshatrat e komunës së Blinishtit në të gjithë
fshatrat e Zadrimës dhe pastaj në Shqipëri. Fëmijët mblidhnin gëzhojat e armëve dhe
në këmbim tyre edukatorët u jepnin fletore dhe lapsa për shkollë. Gjatë kësaj periudhe
fëmijët mblodhën qindra mijëra gëzhoje të cilat u pastruan dhe pesëdhjetëmijë prej
tyre u dërguan në Itali për ti shkrirë dhe për ti kthyer nga një instrument luftë
dhe vdekje në një instrument paqeje dhe jete. Këto gëzhoja u kthyen në një këmbanë
e cila u quajt "Këmbana e paqes". Kjo këmbanë pasi mori bekimin nga Papa Gjon Palit
II në Vatikan, u kthye në Shqipëri dhe e shtegtoi atë gjerë e gjatë bashkë me një
grup fëmijësh që tashme kishin marrë edhe emrin "Fëmijët Shqiptar Ambasadorë të Paqes"
shpërndanë kudo një mesazh të thjeshtë por shumë të rëndësishëm për Shqipërinë në
atë periudhë, po dhe për mbarë botën, shpërndan mesazhin e paqes dhe të shpresës së
në një të ardhme të shpejtë edhe për Shqipërinë do te vinin dite të mira. Pasi
këmbana shtegtoi të gjithë qytetet e Shqipërisë dhe la gjithkund mesazhe paqeje, me
1 janar 2001 ajo u vendos në Tiranë në sheshin para Katedrales dhe qendrës ndërkombëtare
të kulturës. Me rastin e inaugurimit të monumentit ku do të vendosej Kambana e Paqes
morën pjesë shumëautoritete Shqiptare dhe të huaja.